Situata në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’ nuk është aspak e qetë dhe ethet e finales janë duke u ndjerë edhe pse na ndajnë thuajse 1 muaj nga nata e madhe.
Ditën e djeshme gjatë kohës kur banorët ishin duke biseduar në oborr është vendosur kënga e Sabianit “Tradhtare” dhe menjëherë banorët kryesisht Monika dhe Arjola kanë filluan të këndojnë duke “vajtuar” e kërcejnë duke ironizuar titullin e këngës “Tradhtare” pasi kështu u shpreh dhe Sabiani ndaj Monikës në debatin e lartpërmendur.
Ndërkohë Donaldi i është drejtuar Monikës duke i thënë se: “ E bëri vilën në Lalëz ai, vajtoni për Sabianin ju”. Me këtë koment kanë qeshur të gjithë banorët por nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e Ilirit apo Monikës.
Ky projekt i Sabianit është publikuar pak ditë pas largimit të tij nga spektakli BB VIP, në të cilin qëndroi për më shumë se 50 ditë.