Loading...

Deklarata ‘bo mbë’ e Berishës: : Nga e hëna kthehem në…

Pas një mungese të gjatë në sallën e Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se do të kthehet të hënën në Kuvend.
Këtë fakt e ka bërë të ditur sot ish-kryetari i PD-së në një intervistë për ‘ABC news’, ndërsa shtoi se do të ulet në vendin e tij që ka pasur më parë në ulëset e Parlamentit.

“Bet ejë që nuk e ka parë ndonjëherë Shqipëria. Të hënën do shkoj në parlament. Unë kam edhe një axhendë pak si më të veçantë. Unë nuk shkëpus kurrsesi marrëdhëniet me parlamentin. Do bëj gjithçka që krahas takimeve të ruajmë edhe aktivitetin parlamentar që qytetarët të shohin të zë të së vërtetës në atë parlament që sot për sot përqendrimin e të inkriminuarve e ka më të lartë se çdo institucion peniticiar.

Vendimet e lul kimikut janë inekzistente. Ne i kemi shkarkuar nga Kuvendi i 11 Dhjetorit. Ai është kryetari i Ramës. Nuk është çështje selie apo zyre. Është çështje jetike e pluralizmit politik në Shqipëri. Nga e hëna e tutje në parlament do te jem një zë i fuqishëm. Ne i kemi të gjithë vendet në parlament. Ne nuk lëvizim nga pozicionet tona”, tha Berisha.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com