Loading...

Bora Zemani lë pas të shkuarën: Ishin ditë të shëmtuara

Moderatorja Bora Zemani ka qenë ndër emrat më të komentuar kudo në rrjet prej romancës me Donald Veshaj dhe hyrjes së tij në Big Brother VIP e më pas tradhtisë që aktori i bëri me Beatrix.
Këtë vit Bora i ka mbyllur disa gjëra të së shkuarës. Këtë e bën të ditur nëpërmjet një postimi në Instagram, ku shkruan se disa ditë ishin të shëmtuara, por ka mësuar shumë dhe është rritur shumë, ndërsa shtoi se humbi disa gjera dhe fitoi të tjera.

“Iku edhe një vit i gjate… Ne 365 dite disa gjera i humba, disa i fitova. Disa dite ishin te shëmtuara disa te tjera shume te bukura. Por ishte një vit nga i cili kam mësuar dhe jam rritur shume! Një tjetër vit qe me provoi se pranë vetes kam shume dashuri. Një vit qe me shpërbleu për shume sakrifica qe kam bere ne punën time. Një vit intensiv, një vit me emocione te forta por mbi te gjitha nje vit qe me beri te vërtetoj edhe një here se te qenit mirënjohës për gjithçka ke, te bën te jetosh i lumtur! Vit te mbare për te gjithë ju! Gezuaaaar!” shkruan moderatorja.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com