Gazetari Artan Hoxha ka bërë sot një rrëfim ndryshe për jetën e tij. Ai u pyet sot sesi i përjeton familja e tij su lmet ndaj tij. Hoxha tregoi se familja është ajo që i përjeton më shumë këto situata.
Madje tregoi një rast kur bashkëshortja e tij kishte hequr çdo aparat elektrik nga priza se mendonte se mund të bllokonte valët e përgj imit.
“Familjarët i përjetojnë më shumë su lmet sesa unë. Bashkëshortja vjen nga bota e medias dhe më kupton, por gjithmonë i përjeton su lmet. Një herë ka arritur deri aty sa hoqi edhe mikrovalën nga priza. Në ato momente unë isha vënë në shënjestër nga politika. Ajo kishte hequr nga priza edhe mikrovalën”, tha Hoxha.
Ai rrëfeu edhe marrëdhënien e veçantë që ka me të birin.
“Unë kam hu mbur shumë kohë, Djali është 23-vjeç. Ai studion për laborant dentar. Nuk e ka ndjekur profesionin dhe unë aty doja, është shumë i lodhshëm.”, tha Hoxha.