Loading...

Aktori Albano Bogdo, d ebat me policët: ‘Ju q*fsha mu në Erdogan. Hapni pra rrugën’

Vizita e presidentit turk në Shqipëri, Recep Tajip Erdogan ka ndryshuar gjithë rrjedhën e qarkullimit normal të mjeteve në vendin tonë. Për shkak se presidenti kishte shkuar në xhaminë e Et’hem Beut, i gjithë trafiku në rrugën e Elbasanit, u ndal deri në përfundimin e takimit të tij.

Por bllokimi në trafik për orë të tëra ka sjellë acarimin e gjithë drejtuesve të mjetit, mes tyre edhe aktorit të humorit, Albano Bogdo. Ky i fundit ka dalë nga makina dhe duke bërtitur i ka kërkuar efektivët të Po licisë që t’i hapte rrugën që të kalonte.

“O legjendë, pse bën sikur nuk dëgjon?! Hape rrugën të kalojnë makinat. Ju q*fsha mu në Erdogan. Hapni pra rrugën që të kalojnë makinat,” – dëgjohet aktori i ner vozuar.

Ndërkohë që efektivi i Po licisë me qetësi nuk i kthen përgjigje por vijon me punën për të ndarë trafikun në zonë, për t’ju rikthyer normalitetit. Por pikërisht në këtë moment, aktori i afrohet dhe duke e prekur edhe fizikisht, fillon vetë që të drejtojë trafikun: “Hë ç’a do bësh?” Për të qëndruar pranë kolegut të tyre, janë ofruar edhe efektivë të tjerë./dosja.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com