Loading...

6-vjeçari shqiptar befason me gjestin e tij human në Itali

Një shqiptar vetëm 6-vjeç, që prej dy vitesh jeton në Itali ka befasuar të gjithë për gjestin e tij human.
Ai është Kolton Ndoj, i cili kursimet e tij 1-vjeçare i dorëzoi në kryqin e kuq në Itali për fëmijët në nevojë.
Për të folur më shumë rreth kësaj eksperience, ditën e sotme ishin të ftuar në lidhje ‘Skype’ në emisionin e pasdites “Jeto me Orën” në RTV Ora 6-vjeçari Kolton Ndoj, së bashku me nënë e tij Julandën. 6-vjeçari rrëfeu në studio momentin sesi lindi ideja për të dhuruar kursimet e tij tek fëmijët në nevojë.

Ai u shpreh se “shifja video në ‘Youtube’ të fëmijëve që kishin nevojë për lodra, aty më lindi ideja për dorëzimin e kursimeve tek këta familje”. Ndërkohë, nëna e djalit Julanda Ndoj, u shpreh gjithashtu në studio se ishte shumë e emocionuar dhe se ndihej mirë për veprimin dhe vendimin e marrë nga djali i saj.
“E pyeta çfarë do të bësh me lekët e arkës së kursimeve edhe Koltoni u shpreh se dua t’i dorëzoj tek fëmijët në nevojë. Normalisht për ne si prindër ishte një emocion i veçantë, pasi ishte dëshira e tij. Unë nuk doja të bëja diçka me ata lekë, pa dëshirën e djalit, pasi doja t’a kuptoj rëndësinë e këtij dhurimi dhe jot ë vendosja unë për të”, u shpreh Julanda Ndoj.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com