Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me kryesinë e degës së Partisë Demokratike në Has.. Takimi është zhvilluar jashtë ambienteve të një lokali në Has. Vetë Berisha tha se Hasi është vendi i demokracisë dhe i vlerave.
“Hasi është dhe mbetet gjithmonë demokrat dhe i pampo shtur, i vendosur të mbrojë vlerat e demokracisë, të mbrojë interesin kombëtar. Askush nuk ka luajtur rolin që ju, Kukësi dhe Tropoja, luajtën gjatë lu ftës çlirimtare në Kosovë. Bijtë e bijat e Kosovës janë të vendosur t’i dalin zot vendit më shumë se kurrë. Miqtë e mi, ju falënderoj me shumë mirënjohje për këtë mikpritje të zj arrtë, për këtë Foltore kaq të zj arrtë dhe frymëzuese për mbarë shqiptarët. Kur Beogradi dhe Tirana punonin për shuarjen e PD-së, demokratët në mbarë Shqipërinë, u zgjuan në një lëvizje të fuqishme, lëvizje që kërkon t’i shndërrojë ata, të shndërrojë PD-në në gardiane të interesave tuaja kombëtare dhe familjare. Ftoj demokratët e Hasit në Kuvendin e rithemelimit të PD. Të rikthejmë edhe njëherë PD-në në shtëpinë e lirisë, ashtu siç e themeluan ata që ne bashkërisht, në dhjetor të vitit 1990 i quajtëm ‘engjëjt e demokracisë’,’- mësohet të ketë thënë Berisha ndër të tjera.
Sot Berisha ka paralajmëruar foltore në Tropojë, në vendlindjen e tij. Ai ka bërë me dije se do të pr esë demokratët në pallatin e kulturës.