Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi bën të ditur se efektivë të Forcave të Armatosura janë angazhuar prej orëve të para të ditës në ndihmë të banorëve në fshatin Novoselë, ku dalja nga shtrati e Lumit Vjosa në urën e Mifolit, ka shkaktuar përmb ytje.
Peleshi deklaron se po punohet me strukturat e emergjencave civile të qarkut të Vlorës e Fierit.
Postimi i plotë:
Efektivë të Forcave të Ar matosura janë angazhuar prej orëve të para të ditës në ndihmë të banorëve në fshatin Novoselë, ku dalja nga shtrati e Lumit Vjosa në urën e Mifolit, ka shkaktuar pëmbytje.
Po punohet me strukturat e emergjencave civile te qarkut të Vlorës e Fierit. Mbi 75 forca e mjete janë në terren në fshatin Ferras dhe Novoselë për të shmangur çdo rre zik për jetët njerëzore e gjënë e gjallë.
Po ndiqet me vëmendje maksimale edhe situata në bashkitë e tjera, ku per shkak të reshjeve që vijojnë me intenstet të lartë ka bllokime rrugësh nga bora apo prurjet e shumta të lumenjve.