Loading...

Shkarkohet nga detyra zëvendës ministrja e Financave, ja kush e zëvendëson

Lirohet nga detyra zëvendës ministrja e Financave Dajna Sorensen. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë. Ndërkohë që Këshilli i Ministrave ka zgjedhur dhe emrin e ri tek Financat e vendit, pasi është vendosur që do të jetë Olta Manjani që do të zëvendësojë Sorensen.

VENDIM PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:
Znj. Dajna Sorensen, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

VENDIM PËR EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:
Znj. Olta Manjani emërohet zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com