Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se Dempartamenti Amerikan i Shtetit do të mbesi duarbosh përballë tij, edhe për 100 vjet të tjera sepse nuk ka asnjë provë kundër tij. Nga qendra e votimit pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë, Berisha ftoi këdo që ka prova që t’i publikojë.
“Unë nuk kam refuzuar kurrë asnjë lloj hetimi dhe ftoj DASH, çdo qeveri, çdo individ të paraqesë çdo fakt, dokument, provë që ka kundër Sali Berishës. Por ju siguroj se sikundër deri sot edhe 100 vjet të tjera do të mbeten duarbosh”, u shpreh ish-kryeministri pas votimit.
Duke folur për mediat, lideri historik i PD u shpreh se beteja që ai po bën nuk është kundër Amerikës.
“Nuk është b etejë kundër asnjë vendi të lirë dhe aaq më pak SHBA. Është betejë për lirinë, votën e lirë në Shqipëri. B etejë kundër lirisë dhe vendeve të lira bën Lulzim Brava që deklaron se SHBA pranuan për shkak të Sali Berishës p laçkitjen e votës nga Edi Rama. B etejën time personale e kam në Gjyk atën e Parisit. E drejta më elementare që mund të ndërmerret”, shtoi Sali Berisha.