Ish-kryeministri Sali Berisha është pritur me një entuziazëm të jashtëzakonshëm në vendlindje, në qytetin e Bajram Currit, në Tropojë. Qytetarët dhe demokratët e kanë pritur me fishekzjarre, këngë dhe valle ish-kreun e qeverisë shqiptare.
Nga Tropoja ku po mban Foltoren e radhës, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se nga kjo platformë i çon një mesazh Vuçiç që ta harrojë se do të kalojë me firmën e Ramës Ballkani i Hapur në Shqipëri.
Ai theksoi se Vuçiç duhet të mendohet mirë para se të mësyjë Tiranën si mik i Edi Ramës, sepse një popull i tërë do të jetë në rrugë kundër teje.
Berisha: Nga kjo platformë i çojmë një mesazh Sllobodanit të ri: harroje se do të kalojë me firmën e Ramës Ballkani i Hapur në Shqipëri. Mendohu mirë para se të mësysh Tiranën si mik i Edi Ramës, sepse një popull i tërë do të jetë në rrugë kundër teje.
Do të punojmë për marrëdhënie normale, por kurrë nuk do ta bëjmë në kurriz të Kosovës. Ndërsa parlamenti serb duartrokiste Zeografin Bis për fjalën që mbante puthej Vuçiç dhe Putini. Tema ishte Kosova e veriut, armët dhe tanket.
Sigurisht që tani çdo gjë është në dorë të NATO-s dhe çdo përpjekje do t’ua kthejnë ushtrinë në kocka dhe tanket në hekurishte. Ta harrojnë se mund ta prekin Kosovën, sepse jemi një komb dhe kurrë më nuk do të preket një pjesë e territorit të saj. Nëse do paqe duhet njohur gjenocidi që është bërë ndaj shqiptarëve.