Në shtator të këtij viti në media qarkulloi lajmi se një debat i ashpër ka ndodhur gjatë mbledhjes së Sekretarit të Përgjithshëm, Damian Gjiknuri me strukturat e Shkodrës.
Në këtë mbledhje, socialistët e Shkodrës janë ankuar se 50% e punësimeve në qarkun Shkodër i cakton aleati Tom Doshi, gjë e cila kishte shkaktuar pakënaqësi për socialistët e Shkodrës që e duan ‘tortën’ të gjithën për vete.
I pyetur pak pas mbledhjes ku pati debate të ashpra mes socialistëve, Kryeministri Edi Rama deklaroi në atë kohë se Tom Doshi është përjashtuar nga PS.
Ndërsa mbrëmjen e sotme, ka shkuar në Shkodër vetë Kryeminikstri Edi Rama, mesa duket për të marrë situatën në dorë.
Mësohet se Kryeministri Edi Rama në takimin që ka pasur me strukturat e Partisë Socialiste në Shkodër, ka vendosur të ‘shkrijë’ këtë strukturë.
Mësohet se takimi kishte për qëllim analizën e zgjedhjeve të 25 prillit dhe riorganizimin e PS. Siç është shprehur vetë kryeministri, PS në Shkodër do të ketë një riorganizim nga zero, “në përpjekje për të rregulluar gabimet e shkuarës duke synuar një rikthim dinjitoz siç i ka hije partisë politike më të madhe në vend.”
Ndërsa bënte analizën e “25 Prillit” mësohet se kreu i PS është shprehur se rezultatet në qytet ishin të pafalshme dhe zhgënjyese. Ai nënkuptoi se nuk është punuar në nivel të kënaqshëm ndërsa u shpreh se “vetëm me lulen simbol të PS do të ishin fituar 3 deputetë, pra tre mandate.”Rama bëri të ditur se të gjitha organizatat humbëse do të zëvendësohen nga njerëz të rinj. Pas fjalës së kryesocialistit të pakta kanë qenë diskutimet.