Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nga viti 2022 nuk do të ketë më sportele për të marrë shërbime, por të gjitha do të jenë online. E për ta thjeshtuar këtë, ai tha një shembull se si do të funksionojë.
“Për shembull, do marr patentën dhe më duhet 7 dokumente, këta të drejtorisë së patentave, nuk do më shohin më me sy, por do i marrin ata për mua, qytetarët do të jenë përballë, nuk do kenë qytetarë që bëjnë sikur u dhe mb koka, nuk do bëjnë sikur i ka vde kur vjehrra për herën e 29 herë, që kuptohet se duhet t’i japësh më lekë, dhe nuk do i bien në qa fë vjehrrës duke i thënë qytetarit se nuk do të ta bëjë këtë punë”, tha Rama.
Gjatë fjalës së tij, ndër të tjera kreu i qeverisë vuri theksin tek lehtësitë që kanë sjellë shërbimet online për qytetarët. Rama tha se ligji i ri për Bashkëqeverisjen është i rëndësishëm pasi për herë të parë qytetarët mund të kërkojnë llogari për shërbimin.
“Pse lig ji i ri është i rëndësishëm? Në këtë fazë të parë është e domosdoshme që ne tu japim qytetarëve në dorë mundësinë që të kërkojnë hesa p për shërbimet.
Një nga më pro blematikët është shërbimi për pronën. Por sot, çdokush mund të bëjë aplikimin për legalizim pa shkuar fare te Kadastra dhe në bazë të afatit të pr esë përgjigje. Edhe hipoteka të vinë në kompjuter pa pasur nevojë për letër fizike se është një pro ces që kërkon plotësim, që do të thotë regjistrim dixhital i çdonjërës prej miliona pronash, por është plotësisht e mundur që në momentin ke bërë aplikimin nga shtëpia dhe s’ke nevojë për mik dhe ke afatin e marrjes së përgjigjes, në atë moment ti ke në dorë me li gj një mekanizëm që e vë menjëherë në lëvizje administratën për të kthyer përgjigje.
Platforma e bashkëqeverisjes bën të mundur që çdo mosveprim nga ana e administratës dhe çdo mosreagim në kohë të lërë gjur mën e vet. por nëse deri dje kjo ishte një çështje që i mbetej thjesht qytetarit, sot menjëherë vë në veprim mekanizmin e kontrollit. Kjo është një çështje që në li gjin e ri përcaktohet si përgjegjësi e administratës. Dhe lig ji i ri përcakton sanksione financiare.
Është një arsye tjetër që ne duam ta bëjmë këtë proces sensibilizimi për lig jin e ri se shumëkush nuk e shfry tëzon. Që është se nuk ka më detyrim, qytetari të plotësojë dosje për një kërkesë të vetme. Sot qytetari nuk e ka më këtë detyrim, për të gjitha dokumentat që lës hohen nga shteti. Bën kërkesën, aplikon pa dalë nga shtëpia fare.
E ke në dorë të vësh ala rmin me lig j. Është e drejta jote me li gj. Jo vetëm që ti do marrsh të drejtën për atë shërbim që ke kërkuar por po me ligj personat dhe zyrat përgjegjëse sanksionohen financiarisht për dëmin që të kanë shkaktuar ”, deklaroi kryeministri.