Loading...

PS dhe PD gjejnë gjuhën e bashkëpunimit, 3 ligje kalojnë me shumicë dërrmuese votash në Kuvend

PS dhe PD duket se kanë gjetur gjuhën e bashkëpunimit, pasi 3 ligje janë kaluar me shumicë dërrmuese votash në Kuvend.

Bëhet fjalë për marrëveshjen për furnizimin me vaksina nga kompania Pfizer, projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave si dhe miratimin e rregullores së Kuvendit.

Ditën e sotme, janë miratuar me një shumicë votash 3 projektligje. Me 112 vota pro, asnjë kundër dhe 2 abstenim është miratuar akti normativ për disa ndryshime në kontratën e furnizimit me vaksina nga kompania Pfizer Export BV.

“Akt normativ nr. 32, datë 5.11.2021 “Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin e furnizimin nga dhe ndërmjet PFIZER EXPORT B.V. dhe ministrisë së shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.01.2021 të Këshillit të Ministrave”.

Me 106 vota pro, 6 kundër dhe 1 abstenim është miratuar projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe ­nancimit të terrorizmit” të ndryshuar””.

Ndërsa me 111 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim është miratuar projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 166, datë 16.12.2004 “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit”

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com