Kryetari i PD, Lulzim Basha teksa ka folur mbi pro testën e organizuar mbrëmjen e sotme, pranoi se në shesh kishte demokratë me të cilët kishte punuar gjatë fushatës. Ai shtoi se ndihej keq sepse mendonte se po kepërdoreshin për interesa personale.
Ndërsa ndër të tjera shtoi se për praninë e atyre personave në pro testë, kishin ndikuar edhe zhgënjimet duke pranuar se edhe vetë Basha kishte një përgjegjësi lidhur me këtë gjë.
Kryetari i PD, Lulzim Basha: Pjesa personale është ajo që dua të them sot pastaj mund të futemi edhe tek pjesa politike. Në oborr kishte demokratë nuk kishte vetëm njerëz të interesave të ngushta që e kanë urr yer Sali Berishën por I janë ngjitur prapra për të përfituar prej tij. Kanë qenë demokratë me të cilët unë kam punuar kështu që ti shohësh të keqpërdoren për interesa pers onale, ndjesia e parë është një dhimbje se këta janë njerz që nuk e meritojnë këtë keqpërdorim. Këta njerëz po vu ajnë gabimet zhg ënjimet ku edhe unë kam përgjegjësinë time. Këta njerëz kanë dhënë shpirtin jo për një vend pune por për demokracinë. Ndjesia e parë ishte keqardhje e thellë kur i sheh aq sa ishin të keqpërdorur në këto momente.