Loading...

Presidenti Ilir Meta uron 8 Dhjetorin Dita Kombëtare e Rinisë

Presidenti Ilir Meta uron 8 Dhjetorin Dita Kombëtare e Rinisë.

Prej vitit 2009, me vendim të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare.

Mëngjesin e sotëm, presidenti Ilir Meta ka postuar një video në profilin e tij në “Facebook”, ku uron të gjithë: “Gëzuar 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë! Lavdi Rinisë Studentore!”.

Në videon në fjalë, kreu i shtetit shfaqet duke vrapuar në mes të pyllit, i veshur i gjithi sportiv. Në një moment Meta ndalon së vrapuari dhe shprehet: “Mirëmëngjes të gjithëve dhe gëzuar 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë. Lavdi Rinisë Studentore”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com