Loading...

Po licia kontrolle të rrepta gjatë fundjavës, a rrestohen 16 shoferë të dehur

Në vijim të punës permanente për evidentimin dhe ndë shkimin e shke lësve të Kodit Rrugor, nisur nga fakti se në fundjavë në drejtim të kryeqytetit, ka fluks të shtuar të automjeteve, Pol icia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar akoma më shumë kontrollet, duke përdorur radarë, dragera, patrulla në lëvizje me mjete të paloguara, kamera e aparate fotografike.

Si rezultat i kontrolleve, gjatë fundjavës janë arrestuar 16 drejtues mjetesh që drejtonin mjetet në gjendje të de hur.

Gjithashtu është vënë në pr anga, për mitëdhënie, një tjetër drejtues mjeti në gjendje të de hur, i cili për të shmangur testin e alkoolit, i ofroi punonjësve të Po licisë Rrugore 5.000 lekë të rinj.

Janë ndë shkuar me masë administrative nga 10.000 deri në 20.000 lekë të rinj secili, 12 drejtues mjetesh, për drift në sheshin “Nënë Tereza” dhe tek TEG-u.

Si dhe 9 drejtues të tjerë mjetesh, me nga 20.000 deri 40.000 lekë të rinj secili, për gara shpejtësie në Unazë të Re, në segmentin Liqeni i Thatë – TEG.

Njëkohësisht, janë ndëshkuar me nga 20.000 deri në 30.000 lekë të rinj, për shkelje të semaforit 18 drejtues mjetesh; 14 drejtues mjetesh luksoze, me nga 5.000 deri në 20.000 lekë të rinj secili, për xhama të zinj, modifikim targash dhe mangësi të theksuara në dokumentacion.

Janë pezulluar 35 leje drejtimi, për shpejtësi dhe për drejtim mjeti nën efektin e alk oolit.

Janë vendosur 256 masa administrative, për parakalime të gabuara dhe parkime mbi tr otuar apo në vija të bardha.

Po licia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi shërbimet e Pol icisë Rrugore janë në monitorim të plotë të qarkullimit dhe shkelësit e Kodit Rrugor nuk do munden t’i shpëtojnë ndëshkimit administrativ e pe nal.

Pol icia Rrugore e Tiranës fton qytetarët që të den oncojnë në numrin pa pagesë 112 e në Komi sariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, për të kontribuar në rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com