Loading...

Përpl asja Berisha-Basha/ A do ta mbrojë Po licia e Shtetit godinën e PD? Ja si përgjigjet Rama

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, kryeministri Edi Rama është pyetur se a do të ndërhyjë Policia e Shtetit në rast se do të ketë përpla sje mes dy palëve në PD.

Ai deklaroi se një godinë partie është pronë private dhe nuk mund të ndërhyhet, ndërkohë që shtoi se kompetencat janë të Policisë së Shtetit.

“Basha dhe Berisha e kanë brak tisur bazamentin e lidershipit, që është mbrojtja e interesave të përbashkëta të atyre që udhëheqin dhe janë futur në petkun e marrëzisë. Janë hije që kacafyten në emër të së shkuarës. A i ke parasysh dy njerëz që po nuk u kapën te tjetri bien? Ky është ngërç i vazhdueshëm. Ky ekuilibër nuk mban lidershipin. Nuk ka më kala aty sepse faktikisht edhe njëri e tjetri janë qesharakë në një përpjekje konkrete.

Territoret e partive politike historikisht nuk janë prekur nga të jashtëm. Ato janë në pronësi morale të partive. Unë si analist them që Edi Rama s’ka punë të përzihet me këtë gjë. Kjo është një çështje që ka të bëjë me marrëdhëniet e partisë politike, shtetin dhe forcave të rendit, unë them si analist se në këtë pikë dhe punë qeveria s’do të përzihet. Edi Rama dhe qeveria s’kanë punë të përzihet në një territor që i përket një partie politike. Ata janë pengje të njëri-tjetrit”, tha Rama.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com