Nga sot hyjnë në fuqi masat e reja për të udhëtuar drejt Greqisë, të ndërmarra nga qeveria e shtetit fqinj për parandalimin e përhapjes së pandemisë.
Keto masa prekin shume emigrantet shqiptare, te cilet vijne keto dite ne vendilindjen e tyre per te festuar krishtlindjet apo vitin e ri dhe kthehen ne fillim te janarit ne Greqi, aty ku punojne dhe jetojne.
Prej ditës së sotme dhe deri më 10 Janar kushdo që do të futet në Greqi, pavarësisht nëse është i vaksinuar apo jo, duhet të ketë me vete një test negativ PCR brenda 72 orëve ose një rapid test të bërë brenda 48 orëve.
Njoftimi i ambasadës greke në Tiranë
“Nga data 19 dhjetor 2021 ora 06.00 deri më 10 janar 2022 dhe ora 06.00, hyrja e shtetasve shqiptarë në territorin grek do të bëhet VETËM me PCR negative brenda 72 orësh ose me një test të shpejtë negativ brenda 24 orëve. Masa vlen për të rriturit dhe adoleshentët mbi pesë (5) vjeç, duke përjashtuar vaksinimin.
(E.H/Faxweb.al)