Ish-presidenti i Greqisë, Karolos Papulias ka ndë rruar jetë të dielën në moshën 92-vjeçare duke lënë pas një karrierë të gjatë politike. Papulias ka shërbyer si ministër i Jashtëm dhe zyrtari i lartë i të majtës greke PASOK. Ish-presidenti grek Karolos Papulias ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare të dielën në Athinë. Papulias u lind në një fshat të Janinës në vitin 1929. Studimet i kreu në Universitetin e Milanos e më pas mori edhe doktoraturën në Universitetin e Këlnit për marrëdhënie ndërkombëtare.
Papulias u anëtarësua në partinë e majtë të Papandhreut në vitin 1974.
Në periudhën 1985-1989 shërbeu si Ministër i Punëve të Jashtme dhe më vonë për një vit edhe zv/ministër i Mbrojtjes Kombëtare. Ai shërbeu si deputet i Janinës për 26 vjet, nga ’77 deri në vitin 2004.
Më 12 dhjetor 2004 u propozua nga kryeministri i atëhershëm, Kostas Karamanlis për të marrë postin e Presidentit të Republikës. Propozimin e mbështeti edhe PASOK-u. Papulias ishte ndër të vetmit presidentë që shërbyen për dy mandate. Ai u zgjodh në vitin 2005 dhe e la detyrën në 2015 pas dy mandatesh 5-vjeçare.