Kryeministri Edi Rama ka thënë se në kuadër të procesit të “Këshillimit Kombëtar për Shqipërinë”, shqiptarët do të pyeten nëse duan të legalizohet kana bisi për qëllime mjekësore apo jo. Në konferencën për media, kreu i qeverisë bëri me dije se dhe vetë ka qenë kundër kësaj nisme, por tani ka ardhur koha.
Shqiptarët do të pyeten nëse janë dakord për disa çështje strategjike dhe në bazë të vendimit të tyre qeveria do të marrë vednimin e saj.
“Kultivimi dhe përpunimi i monitoruar i kana bisit për qëllime mjekësore, pa e legalizuar përdorimin për aryse të tjera, është sot një instrument që sot shumë vende po e përdorin për të fuqizuar ekonomitë e tyre. Sot në Shqipëri ka njerëz që thonë nuk ëhstë ende koha që Shqiëpria të hyjë në këtë procves.
Një ndër ta kam qenë dhe unë, deri në një moment të caktuar që e kam kundërshtuar se nuk ëhstë ende koha. Në këndvëështrimin tim dhe tonin duket se ne nuk mund të presim më. Sidiqoftë, kjo është një vendimmarrje që ne na duhet më shumë sesa bindja jonë. Na duhet të kapërcejmë përtej kartonit, dhe të marrim një opinion shumë më të gjerë nga të gjithë shqiptarët”, tha Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.