Loading...

Lajm i mirë për emigrantët që punojnë në Itali

Lajm i mirë për emigrantët që punojnë në Itali. Vendi fqinje njeh vitet e punës në Shqipëri për pensionet e tyre.

Duke nisur nga viti 2023 qeveria italiane do të njohë vitet e punës në vendin tonë. Ky vendim favorizon mijëra emigrantë shqiptarë që jetojnë e punojnë në shtetin fqinjë duke u dhënë të drejtën e pensionit në momentin që mbushin moshën e përfitimit. Senati tashmë ka miratuar fondin e propozuar nga kabineti i ministrave, teksa pritet dhe miratimi i marrëveshjes mes dy shteteve.

Senati dha votat pro relacionit të buxhetit për 10 vitet e ardhshme ku kryeministri Mario Draghi ka parashikuar 136 milionë euro për zbatimin e paktit me shtetin shqiptar.

Një vit më parë u tentua të miratohet e njëjta paketë, por pa mundur të marrë votat e shumicës.

Kosto për njohjen e viteve të punës në Shqipëri do të kenë një efekt prej 7,6 milionë eurosh në Itali.

Më tej në vitin 2023 parashikimi arrin në 9,8 milionë dhe duke vazhduar në rritje deri në vitin 2032 pas së cilit fondi do të prekë shifrën e 20 milionë eurove.

Një marrëveshje dypalëshe pensionesh Italia e ka nënshkruar prej kohësh me disa vende si me Malin e ZI, Maqedoninë, Kosovën, me Argjentinën, Tunizinë, Bosnjën, Izraelin, Meksikën, Kanadanë, Brazilin etj., por jo me Shqipërinë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com