Reshjet e de ndura të shiut dhe prurjet e lumit Shushica kanë krijuar pro bleme për banorët e fshatrave te Lumit të Vlorës.
Fshati Mesaplik është i bll okuar pasi ura që lidh këtë fshat me pjesën tjetër të lumit të Vlorës ka rënë duke izoluar totalisht këtë fshat.
Rreth 300 banorë kanë ngelur të izoluar. Ndërkohë edhe në fshatin Llakatund lumi Shushica ka dalë nga shtrati duke përmb ytur toka , banorët shprehen se këto prurje që kanë qenë sot nuk kanë ardhur asnjëherë.