Loading...

Kryemadhi: 8 dhjetori, kjo datë bën të ulin kokën ata që bra ktisën misionin

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në ditën e Rinisë ka shprehur mirënjohje ndaj veprës së të rinjve të dhjetorit ‘90, si edhe ndaj të gjithë qytetarëve që i dolën krah misionit të tyre për jetësimin e ëndrrës ‘Shqipëria si e gjithë Evropa’. Për Kryemadhin, kjo datë na bën të ulim kokën me turp të gjithë kush në 3 dekada patën shansin të realizojnë këtë mision, por e lanë në rrugë duke braktisur vlerat dhe idealet mbi të cilat u themelua Shqipëria post-ko muniste.

“Përulemi me mirënjohje, sot në Ditën Kombëtare të Rinisë, ndaj veprës së të rinjve të dhjetorit ‘90, si edhe ndaj të gjithë qytetarëve që i dolën krah misionit të tyre për jetësimin e ëndrrës ‘Shqipëria si e gjithë Evropa’.Gjithashtu kjo datë bën të ulin kokën në turp, të gjithë kush në 3 dekada pati shansin ta realizojë këtë mision, por e la në rrugë duke br aktisur vlerat dhe idealet mbi të cilat u themelua Shqipëria post-ko muniste.

Demokracia nuk është e garantuar, mirëpo ajo kërkon mbështetje të vazhdueshme dhe pro testë të përditshme me të padrejtën, për të qenë triumfuese ndaj kër cënimeve që i kan osen. Në ditën Kombëtare të Rinisë, vlen të theksohet nevoja e rikthimit tek ato vlera fillestare që bashkuan të gjithë shqiptarët. Shpopullimi masiv e ka vendosur Shqipërinë përballë një kërc ënimi real për të ardhmen. Shqipëria si Evropa nuk realizohet duke përkujtuar dhe festuar një herë në vit, por ka nevojë çdo ditë për dedikim dhe dashuri për vendin.”

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com