Loading...

Kinematografia shqiptare në z i, nda het nga jeta aktorja e njohur

Kinematografia shqiptare në z i! Këtë të premte është nda rë nga jeta në moshën 81-vjeçare aktorja e njohur Edi Luarasi.

Edi Luarasi lindi në Tiranë në vitin 1940. Ajo do të debutonte në skenë që në moshë të re. Në vitin 1956, kur ishte 16 vjeçe, së bashku me të motrën këndonin në skenën e Teatrit të Estradës. Spektatori duartrokiste “Motrat Mirdita”.

U diplomua për aktore në 1963 dhe emërohet aktore në Teatrin Popullor. Roli i parë i saj ishte Vera në dr amën “Shtëpia në bulevard” më 1963 me regjisor Kujtim Spahivoglin.

Pas lajmit të hi dhur ka reaguar shkrimtarja Elvira Dones, që shkruan: “Nga një postim i djalit të saj Eldonit sapo mësova se Edi Luarasi ka ndë rruar jetë. Nuk ishte thjesht një aktore e shkëlqyer. Mbi të gjitha ajo ishte një partnere e shkëlqyeshme e jetës dhe një nënë e mrekullueshme për Lean dhe Eldonin“.

Po ashtu, një reagim ka ardhur edhe nga profesori Përparim Kabo, i cili shkruan: ““Një lajm i trisht, u fik Edi Luarasi…pu shoi zemra e një gruaje fisnike, e një mirditoreje trime që i beri ball dik taturës duke mbajtur familjen dhe nderin e saj…Artistja sfidante e “Njollave te Murme”…ajo që u pernd oq nga teatri dhe punoi si rrobaqepse por u rikthye me “Kthimin e Damës Plakë”…Arti ynë kombëtar hu mbet kështu një figurë të spikatur, pyllit të mirësisë ju rrë zua edhe një dru i bukur njerezor…Edi e dashur…ishe dhe do mbetesh model, ike dhe na le një br engë të madhe…Nga sot qielli do ketë më shumë art, më shumë dinjitet dhe më shumë dritë…Lamtumirë fisnike…
Panetoni të pret Mihali të pret…. pkabo 3 dhjetor 2021”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com