Dashi
Në dashuri duhet të merrni mundimin që të qetësoni situatën tensionuese në marrëdhënien tuaj. Nga ana tjetër, takimet e biznesit bëni mirë t’i shtyni për vitin e ardhshëm.
Demi
Kushtojini më shumë vëmendje dashurisë. Mund të ketë mundësi të mira pune, por fillimisht duhet të zgjidhni problemet që keni me paratë.
Binjakët
Nëse po planifikoni si do të kaloni mbrëmjen e ndërrimit të viteve, gjithçka ju shkon në mendje është të keni pranë pak njerëz. Ndërsa në punë duhet të bëni një zgjedhje të domosdoshme për të rikuperuar qetësinë.
Gaforrja
Mundohuni ta mbyllni vitin në mënyrë paqësore dhe mos mendoni për shpenzimet, por mos e teproni. Jini të durueshëm në punë, gjërat do të zgjidhen.
Luani
Të enjten do të jeni pak të tensionuar dhe të nevrikosur për një çështje në romancën tuaj, por bëni kujdes nga incidentet që mund të sjellin pasoja. Në punë, mbani fort pozicionin që keni. Viti i ardhshëm do të sjellë surpriza për ju.
Virgjëresha
Shmangni situatat shumë kaotike në dashuri dhe në punë, të paktën gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve. Jini aktivë në punë tani për të marrë rezultate vitin e ri.
Peshorja
Në dashuri rikuperoheni ngadalë, por çiftet që kanë diskutuar shumë nuk mund të zgjidhin çdo mosmarrëveshje për pak orë. Në punë po ecni me ritme të shpejta, përpiquni të mos e teproni.
Akrepi
Hëna në shenjën tuaj ju fton të bëni zgjedhje të rëndësishme për të ardhmen në dashuri. Ndërsa në punë, do të jetë qetësi këto kohë.
Shigjetari
Në dashuri mund të përjetoni diçka të re në këto dy ditët e fundit të vitit 2021. Në punë mund të krijoni një ide të mirë në javët në vijim.
Bricjapi
Ky vit përfundon plot emocione në dashuri dhe fillon po njësoj. Kushdo që është në pritje të një përgjigje në punë do të ketë lajme të mira në javët në vijim.
Ujori
Hëna ende e kundërt në dashuri dhe kjo mund të zmadhojë ato që ishin thjesht polemika të vogla. E enjtja në punë dita nuk është shumë e frytshme.
Peshqit
Dita e enjte do të fillojë paksa e çuditshme, disa mund të kenë nevojë për privatësi në natën e ndërrimit të viteve. Ndërkohë jeni duke shpresuar që të mos jetë e nevojshme të punoni në ditët e festave.