Dyshja Fifi dhe Granit, dikur më të komentuarit gjatë kohës sa qëndruan në Big Brother Vip, duket se janë bërë bashkë.
Kjo pasi Top Channel po feston 20-vjetorin e aty janë mbledhur edhe ish-banorë të tjerë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
E Fifi dhe Graniti nuk kanë humbur shansin të kalojnë kohë së bashku. Nga kjo ndenjë ata kanë postuar edhe një fotografi së bashku në Instagram.
Kjo ndenjë po mbahet në një club në Tiranë.
Kujtojmë se dyshja gjatë kohës sa ishin në BB VIP, kanë pasur një lidhje shumë të ndërlikuar. Por si duket, të dy i kanë sqaruar gjërat.