Aktori, Donald Veshaj dhe këngëtarja kosovare, Beatrix Ramosaj janë çifti më i përfolur për momentin, e që të dy ndodhen brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Pas hyrjes së vëllai binajk të Donaldit, Romeos, ndjekësit dhe vetë Beatrix vunë re një ndryshim në sjelljen e Donaldit, por siç duket ai ka ndryshuar përseri duke u afruar prapë bashkë si më parë.
Në rrjete sociale është bërë virale një video ku Donaldi i dhuron një unazë Beatrixës.
Ajo po qëndronte me disa nga banorët e tjerë në oborr, kur papritmas vjen Donaldi, i cili i dhuron unazën dhe një puthje.
Kujtojmë që e përfshirë në gjithë këtë histori është edhe moderatorja, Bora Zemani, e cila ishte duke e pritur Donaldin që të dilte nga programi.
Në emisionin e fundit të cilin e udhëheq vetë Bora, komentoi përballjen e treshes Mikela-Erjon-Ritvana, duke dhënë mendimin e saj, i cili u morr si një mesazh për Donaldin.
“Loja me dy vajza nuk është asnjëherë gjë e bukur dhe gjithmonë mendoj që djali do të dalë i humbur në fund dhe nuk do të ketë asnjërën”, iu drejtua ajo Erionit, duke marrë edhe duartrokitjet e konkurrentëve.