Loading...

Berisha: ‘Ramën e ftoj në de bat, të marrë edhe Lul Bashën po të dojë’

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sfiduar në një d ebat kryeministrin Edi Rama, teksa tha se ky i fundit mund të marrë me vete edhe kryedemokratin Lulzim Basha.
Ai u shpreh se Rama është i papërshtatshëm psikologjikisht për detyrën e kryeministrit, pasi proceset e trurit të tij kanë ngadalësi në momente të caktuara.

“Ramën e ftoj në d ebat, të marrë edhe Lul Bashën po të dojë. Thotë ai ky është 77 vjeç, le të vijë dhe të bëjmë një debat i cili do të vlerësohet në çdo aspekt. Ai nuk guxon të përballet me mua. Debatin unë e bëj për qytetarët. Ai është viskoz si një 90-vjeçar. Viskoziteti i tij është i frikshëm. Proceset e tij trunore kanë një ngadalësi në momente të caktuara janë aq të mëdha, a e ka nga droga, apo ndonjë gjë tjetër. Ai në shumë drejtime nuk është psikologjikisht i përshtatshëm për atë detyrë”, u shpreh Berisha.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com