Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se kur PD të vijë në pushtet do të rrëzojë projektin e “Ballkanit të Hapur”. Sipas tij, ky projekt po përpiqet të shitet si projekt që mbështetet nga Amerika, por ky për Berishën është një mashtrim.
“Kjo protestë, e para e këtij lloji, ka dimensione të shumta. Në emër tuaj dua të deklaroj se Ballkani i Hapur do të hidhet poshtë me të gjitha aktet dhe marrëveshjet sapo PD të jetë në pushtet. Treshja Vuçiç dhe vasalët e tij përpiqen ta paraqesin edhe si projekt që e mbështet SHBA. Ky është mashtrim”, tha ndër të tjera Berisha.
Nga sheshi përballë Kryeministrisë, ai paralajmëroi dhe Edi Ramën.
“Në dy muaj ne arritëm të vendosim në piedestal monumentin e pluralizmit që e mori peng Edi Rama. Ky uragan, ky ortek nuk ndalet më. Më lejoni t’i dëgojë një paralajmërim Edi Ramës: Mos guxo. Mos guxo t’i dalësh para. Mos mendo se me pakicë mund të shtypësh shumicën,. Mjerimi të pret. Nuk ka forcë që na ndalon në rrugën tonë.”
Pjesë nga fjala e Sali Berishës:
Aleksandër Vuçiç ka ardh këtu si udhëheqësi i Ballkanit të Hapur. I tillë si i aleancës trilatrerale Beograd-Shkup-Tiranë. I tillë zotëri nuk do jesh kurrë i pritur në Tiranë. Sepse nordi yt është Moska. Prapa nismës tënde qëndron përpjekja për të shndërruar këtë zonë në zonë influence të Putinin. Sot Serbia e Vuçiçit, është shndërruar në “Rusia e vogël”. Është rre zik për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit dhe Europës.
Pro testa jonë sot është pro testa e mbarë njerëzve të qytetëruar në Europë dhe botë. Që presin nga Beogradi dhe udhëheqësit e tij që të kërkojnë falje publike. Sepse ata që mohojnë genocide mbeten në fazën e egërsisë njerëzore.
Kjo pr otestë, e para e këtij lloji, ka dimensione të shumta. Në emër tuaj dua të deklaroj se Ballkani i Hapur do të hidhet poshtë me të gjitha aktet dhe marrëveshjet sapo PD të jetë në pushtet. Treshja Vucic dhe vasalët e tij përpiqen ta paraqesin edhe si projekt që e mbështet SHBA. Ky është ma shtrim.
SHBA kanë qenë faktor paqe dhe stabiliteti në rajon. Dhe janë. Ballkani i Hapur ka një kumbar dhe ai është multimiliarderi George Soros. Më lejoni t’iu bëj thirrje Kongresit të SHBA të ndalojë çdo lëvizje politike që dublon veprimtarinë e George Soros.
Ne mblidhemi sot këtu si qytetarët më të vjedhur, më të varfëruar të kontinentit.
Në dy muaj ne arritëm të vendosim në piedestal monumentin e pluralizmit që e mori pe ng Edi Rama. Ky uragan, ky ortek nuk ndalet më. Më lejoni t’i dëgojë një paralajmërim Edi Ramës: Mos guxo. Mos guxo t’i dalësh para. Mos mendo se me pakicë mund të shtypësh shumicën. Mjerimi të pret. Nuk ka forcë që na ndalon në rrugën tonë.