Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar ku u votua rezoluta për shkarkimin e disa prej anëtarëve të kryesisë, si ndëshkim për pjesëmarrjen dhe mbështetjen e dhënë për Kuvendin e djeshëm të PD-së, Basha ka dërguar një mesazh falenderimi për anëtarët.
Kreu i demokratëve, u shprehu mirënjohje dhe falenderim duke shkruar më tej se shpresonte që bashkëpunimi të vazhdonte edhe në datën 18 dhjetor e cila është data kur ky i fundit me anë të miratimit nga kryesia, ka thirrur Kuvendin Kombëtar.
Mesazhi i Plotë nga kryetari Lulzim Basha, drejtuar anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD:
Mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar ishte e një rëndësie kyçe për demokratët dhe rrugën që do ndërtojmë.
Pjesëmarrja juaj ishte një vlerë e madhe, për të cilën mirënjohja ime është e thellë, në këto kushte komplekse.
Ju falenderoj për gjithçka bëtë të mundur me vendimet, frymën dhe mbështetjen tuaj të paçmim.
Në ditët në vijim, në 18 Dhjetor e më tej do të vijojmë me këtë frymë si bashkëpuntorë të vyer.
Me respekt!
Lulzim Basha