Loading...

Basha nuk ndalet me ‘furtunën’ e largimeve

Kryesia e Partisë Demokratike i ka propozuar Këshillit Kombëtar thirrjen për të votuar me votim të fshehtë shkarkimin e kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka dhe anëtarëve të kryesisë. Katër sekretarët janë Ervin Minarolli, Ivi Kaso, Belind Këlliçi dhe Ledina Mandia.

Sipas kryedemokratit kreu i Këshillit, sekretarët dhe anëtarët e tij kanë shkelur vendimin e kryesisë për thirrjen e Kuvendit Kombëtar, si dhe kryetareve të degëve të PD. Kërkohet gjithashtu shkarkimi i Albana Vokshit, Aldo Bumcit, Gent Strazimirit, Gert Bogdanit, Oerd Bylykbashit dhe Flamur Nokes.

Më poshtë vendimet e Kryesisë së PD-së:

Propozim per thirrjen e jashtezakonshme te Keshillit Kombetar per te votuar nje rezolute te posacme per situaten e krijuar ne PD.

Me votim te fshehte shkarkimin e kryetarit te keshilit kombetar, (edi paloka) anetareve te kryesise qe kane shkelur vendimin e kryesise per thirrjen e Kuvendit Kombetar, si dhe kryetareve te degeve te PD .

Propozim per shkarkimin e 4 sekretareve per te bere funskional sekretariatin./Top Channel

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com