Loading...

Basha i përgjigjet ultimatumit të Këlliçit: ‘PD i ka marrë vendimet e veta,nuk na plas për karriget e atyre që paskan qenë këtu vetëm për karrige’

Kreu i PD-së Lulzim Basha i është përgjigjur ultimatumit të Komisionit të Rithemelimit, i cili i la afat deri më 5 Janar për të liruar karrigen dhe të dorëzojë detyrën.
Kryedemokrati tha para gazetarëve se ndihej keq që kishin prodhuar njerëz që mendonin vetëm për karrigen. Ai shtoi më tej se PD i ka marrë vendimet në kuvendin e 18 Dhjetorit, i cili ishte ndarja me të shkuarën.

“PD i ka marrë vendimet e veta. Kuvendi i 18 dhjetorit është jo vetëm ndarje me të shkuara, por edhe përqafimi me të ardhmen. Nuk na plas për karriget e atyre që paskan qenë këtu vetëm për karrige”, deklaroi Basha.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com