Teksa disa nga banorët po de batonin spektalin e sotëm të “Big Brother”, Arbër Hajdari e hodhi fokusin tek një tjetër banore, atë që pothuajse nuk përfshihet fare në sh erre, Beniadën.
Arbri e quajti Beniadën si një ndër konkurrentet më të forta pasi është pozitive dhe përcjell paqe, gjë për të cilën ka nevojë publiku.
“Janë bërë 2-3 protagonistë dhe mendojnë që gjithë loja sillet rreth tyre. Unë mendoj që një nga konkurrentet më të forta aty është Beniada. Është gjithmonë e urtë, në paqe dhe dua që loja të luhet me të gjithë banorët. Beniada përcjell paqe, mirësi dhe ky popull për këto ka nevojë”, tha Arbri.
Beniada pasi dëgjoi fjalet e opinionistit e falenderoi dhe bëri duart në formë zemre për të shprehur dashamirësinë.