Banorët e “Big Brother VIP” janë përfshirë në debate edhe këtë të premte. Në një klip të transmetuar, Iliri dhe Arjola shfaqeshin duke komentuar banorët dhe Iliri u shpreh se disa prej tyre rrinë kot.
Kjo deklaratë bëri që Donaldi t’i kërkonte llogari Ilirit duke e pyetur se cilët janë këta persona. Pasi de bati vazhdoi gjatë, Donaldi kërkoi të dinte dhe mendimin e Arjolës.
Këtu Arbana iu kthye Donaldit duke i thënë se emisionin nuk e drejton ai.
Donaldi: Arbana jam kurioz të dëgjoj mendimin e Arjolës
Arbana: O Donald e drejtoj unë emisionin, me gjithë respektin…
Donaldi më pas kërkoi falje.