Basha pyetet në l idhje me vendimet e marra nga Komisioni i Rithemelimit, ku kërkohet lirimi i zyrës së tij, por në momentin kur po i bëhej pyetja, kreu i PD ndërpreu gazetarin duke e quajtur organin e përkohshëm si “komisioni i qofteve apo komisioni i Bliardove”. Duke lënë të kuptohej se nuk i njohte si organe legjitime të PD dhe duke shtuar se nuk ka pasur delegatë dhe as kuvend të organizuar në datën 11 dhjetor.
Basha: Cili Komision? Komisioni i Rithemelimit të qofteve apo të bilardove? S’ka delegatë dhe as kuvend tjetër përveç 18 dhjetorit, ka vetëm një parti Demokratike që për momentin e ka vëmendjen diku tjetër dhe nuk do merremi me tubin e Edi Ramës ditën e sotme.
Më tej kryedemorkati u pyet edhe lidhur me propozimin e një emri sa i përket listës së kandidatëve për presidentin e ardhshëm. Basha u shpreh se PD nuk kishte menduar për një kandidaturë konkrete pas përfundimit të mandatit të Ilir Metës.