Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ndaloi në fshatin Shelcan, rreth 12 km larg Elbasanit, në familjen e 94-vjeçares, Sina Dedja.
E moshuara dhe e bija kërkojnë ndihmë pasi 94-vjeçarja jeton në kushte të vështira eko nomike.
Ajo merr vetëm 46 mijë lekë të vjetra pension me të cilat nuk di ç’të bëjë më parë. Sina ka 3 fëmijë të martuar që nuk e ndihmojnë dot pasi edhe ata nuk kanë të ardhura.
Vajza e 94-vjeçares: Unë jam e bija e Sines, jam 74 vjeçe, Sina është 94 vjeçe. Jeton në kushte të vështira shumë.
Gazetarja: Sa fëmijë ka Sina, përveç teje?
Vajza e 94-vjeçares: Sina ka dy goca dhe një çun, unë, është edhe një Elbasan dhe është dhe djali.
Gazetarja: Nuk keni mundësi që ta ndihmoni ap
Vajza e 94-vjeçares: Po edhe vetë, por kur thua ti… edhe vetë të varfër, 80 mijë lekë, aq marr vetë. Motra 60 mijë merr se pension kooperative.
Sina Dedja: E fortë, por me shkop vij përqark.
Gazetarja: Me kë jeton nëna?
Sina Dedja: Me djalin.
Vajza e 94-vjeçares: Këtë shtëpi e kanë bërë bamirësit, një nga Tirana, rob Zoti.
Gazetarja: Çfarë të ardhurash merr nëna?
Sina Dedja: 40 mijë marr, ku t’i çojë nëna? Te dritat, te uji apo të ha? Nuk më del. Dritat na i presin po si paguve. Kërkoj ndihmë çfarë të ketë. Ushqime dua.
Pas apelit të 94-vjeçares Sina Dedja, emisioni “Stop” dhe fondacioni “Fundjave Ndryshe” i çuan të moshuarës ushqime për një muaj./tvklan