Loading...

‘Unë jam të vd es fare. Unë nuk e dua jetën time fare’, kështu thotë me lot në sy nëna e 16-vjeçares së ab uzuar seksualisht nga një i afërm i familjes

“Unë jam të vd es fare. Unë nuk e dua jetën time fare”. Kështu thotë me lot në sy nëna e 16-vjeçares së ab uzuar seksualisht në Gjirokastër nga një i afërm i familjes. Ajo ka rrëfyer detaje për ngjarjen tronditëse, teksa thotë se vajza e saj abuzohej prej katër vitesh që prej moshës 12-vjeçare.

Nëna shprehet se Kabuli Hunda, vinte shpesh në shtëpinë e tyre për kafe, por se nuk kishin kuptuar asgjë.

Li dhur me gjendjen e 16-vjeçares, ajo thotë se tani është mirë, por se ishte në prag të vd ekjes.

Një tjetër fr ikë e saj, bashkëshortit dhe vajzës është ajo e një opinioni të keq nga njerëzit, gjë që me sa duket ka ndikuar dhe në faktin që vajza të mos tregonte më parë për abu zimin e tm errshëm.

“Më tha vajza që ka që 12 vjeçe e deri sot që ai kryen marrëdhënie me vajzën”, thotë nëna e minorenes.

Po ju nuk kishit kuptuar gjë?
Fare.

Kush ua tregoi?
Vetë vajza

Çfarë tha vajza?
Vajza tha që kështu-kështu ma bëri. Për herë të parë e kishte dhu nuar te shtëpia e tij.

Çfarë e ke këtë burrin?

Xhaxhain e burrit, i ka vde kur gruaja dhe jetonte vetëm. Nuk e di se si e kishte bindur për herë të parë vajzën se ajo ishte e vogël, edhe unë dr idhem tani. Vajza më tha vetëm dje, nuk më shkonte mendja se e kisha xhaxhanë e burrit dhe thashë se na përkrahte.

A shkonte vajza shpesh te xhaxhai i burrit?
Ka ardhur ai, vinte ai për kafe dhe ne nuk e kuptuam fare. Vajza tregoi e tha që ai ka që 12 vjeçe e deri sot. Ka kryer vazhdimisht marrëdhënie me vajzën.

Si është gjendja e vajzës?
Shyqyr Zotit tani është shumë mirë. Vajza do më kishte vd ekur, është e katërta ditë sot që vetëm qan.

Kush e bëri de noncimin në po lici?
E bëri kunati.

Ju si ndiheni?
Unë jam të më zërë kjo poshtë, të vd es fare. Unë nuk e dua jetën time fare.

Keni fëmijë të tjerë?
Kam dhe tre fëmijë. Djalin e dy vajza.

A e kanë marrë vesh ata lajmin?
Jo, jo.

Po bashkëshorti?
U bë shumë keq, por s’donim të dilnim në televizor. Kemi shumë fr ikë trembemi se do marrim një opinion shumë të keq.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com