Një tërmet i fortë me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter goditi rajonin kufitar Mianmar-Indi mëngjesin e sotëm,26 nëntor.
Nga informacionet paraprake nuk raportohet për dëme apo vik tima.
Sipas Qendrës Kombëtare të Sizmologjisë të Indisë, tërmeti ishte në thellësinë 12 km dhe ishte rreth 140 km larg Aizawl në Indinë verilindore.
Ai u ndje në Chittagong në Bangladesh dhe deri në qytetin indian lindor të Kalkuta, rreth 280 milje (450.62 km) nga Aizawl.
“Shumë i fortë”, tha një dëshmitar në Chittagong, i cili është rreth 184 km në perëndim të epiqendrës së tërmetit,
Lëkundjet u ndjenë në të gjitha shtete në Indinë verilindore dhe qytetet kryesore në Bangladesh, sipas EMSC dhe agjencisë së monitorimit të tërmeteve të Indisë, raporton Reuters.