Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e r ëndë në Vlorë, ku një 34-vjeçare u h odh nga pallati bashkë me djalin e saj 1 vjeç, dhe për pasojë h umbën jetën. Ngjarja ndodhi në lagjen Pavarësia. Sipas një banore të pallatit ku ndodhi ngjarja, vajza, Pamela Mërtiri ishte e divorcuar dhe jetonte në Tiranë bashkë me djalin e saj, dhe punonte si farmaciste.
“Ajo jetonte në Tiranë. I ati dhe nëna ishte këtu. Ishte e martuar në Tiranë. Se kishim parë. Ishte e divorucar. Kishte vetëm këtë fëmijë. Ishte hera e parë që e pamë.
Ajo ndoshta u hodh këtu për mos t’ju bërë barrë babait dhe u hodh këtu. Ajo ishte farmaciste në Tiranë, Atje punonte. Babain e ka mjek, është në pension tani. S’dimë asgjë. I njohim vetëm babain.”, tha gruaja në një rrëfim