Loading...

‘Shpresoj që Zoti t’i bekojë duart punëtore si ato të Arturit që na ushqejnë të gjithëve’

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka takuar Artur Brakajn, i cili ka punuar gjithë jetën tokën me duart e tij.

Përmes disa fotove në rrjetet sociale, Kim shkruan se në këtë sezon të vjeljes së ullinjve është takuar edhe me një person që ka bërë tërë jetën e tij këtë punë.

Ajo gjithashtu uron që Zoti t’i bëkojë duart e punëtorëve që i ushqejnë të gjithë.

“Është sezoni i vjeljes së ullirit dhe jam shumë mirënjohës që kam takuar Artur Brakajn, i cili gjithë jetën e ka punuar tokën me duar. Shpresoj që Zoti t’i bekojë duart punëtore si ato të Arturit që na ushqejnë të gjithëve”-shkruan ndër të tjera ambasadorja amerikane.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com