Kryeminsitri Edi Rama ka bërë me dije se në janar të vitit të ardhshëm do të nisin përpjekjet për lehtësimin e kalimit në kufi për produktet e fermerëve dhe kompanive.
Nga konferenca e përbashkët me presidentin serb dhe zv.kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, tha se një treg i përbashkët është shumë më i fuqishëm dhe përthith më shumë investime direkte.
Sipas Ramës, shumë shpejt do të ketë edhe një studim ku do të raportohen të gjitha avantazhet dhe disavantazhe për nismën “Open Balkan’ në të gjithë rajonin, jo vetëm mes tre vendeve.
Rama tha se për shkak të dilemave ku është zhytur BE, integrimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor ka mbetur peng. Ndaj tre vendet do të kërkojnë nga unioni evropian “disa hapa të rëndësishëm per te ardhur më pranë rajonit”.
Fjala e Ramës
Secili në mënyrën e vet vuajnë kufijtë dhe pritjet dhe barrën e rëndë të burokracisë së agjencive dhe kontrolleve në kufi. Më vjen mirë që jemi fokusuar aty ku është edhe thelbi i kësaj nisme, si të zgjerojmë ekonomitë tona dhe tregjet tanë që mbeten tregje të vogla , por nëse integrohen me njëra tjetrën kthehen në një treg të rëndësishëm, jo vetëm për aktorët tanë të tregut, por edhe investimet e huaja direkte në këtë zonë.
Që të përfitojmë më shumë investime të huaja direkte të ofrojmë një hapësirë më të gjerë. Sot na u dha mundësia të ballafaqohemi me sipërmarrësit nga të tre vendet. Të gjithë njëzëri në mbështetje të Ballkanit të Hapur ata na kërkuan që atë që nënshkruajmë këtu të kthehet në një realitet të prekshëm për ta në kufi, aty ku fillojnë problemet.
Kemi takuar edhe Këshillin e Atlantikut në mbështetje jo vetë të nisëm në parim por edhe përpjekjes që të njihemi me rezultatet e përfundimtare të një studimi të përgjithshëm që do të prezantohen në Tiranë për përfitimet dhe disavantazhet për këtë nisëm jo vetëm për 3 vendet tona, por për të gjithë rajonin. Gjatë 8 muajve të fundit fluksi i turistëve në Shqipërisë nga Serbia është rritu 63 % dhe nga Maqedoni 20 %, janë shifra që flasin jo vetëm për rritjen e energjisë pozitive në rajon të Ballkanit të Hapur.
Kemi rënë dakord për një qëndrim të përbashkët ndaj BE duke e kuptuar fare mirë situatën me bllokimin absurd që i është bërë procesit të integrmit por duke theksuar se nuk kemi asnjë lëkundje në rrugën tonë drejt BE. Kemi bindjen se BE edhe pse është i zhytur në hallet e veta mund të ndikojë duke u përfshirë dhe duke integruar në tregun e përbashkët europian edhe fermerët e vendeve tona.
Duke e konsideruar Ballkanin si pjesë të vetën. Kemi vënë re se sezoni turistik është mbyllur dhe fluski i turistëve serbë në Shqipëri është rritur me 63%. Janë shifra konkrete. Në ekonomi këto shifra do të vijnë vetëm duke u rritur. Në dhjetor në Tiranë do japim edhe rezultatet konkrete. Nga janari do të fillojë një ndryshim shumë I ndjeshëm në kufi për fermerët dhe distributorët.
Ballkani i Hapur është pa asnjë diskutim një nismë në ndihmë dhe në shërbim të njerëzve dhe të këtyre popujve të cilët pavarësisht ndasive, meritojnë të jetojnë më mirë dhe të kenë një hapësirë më të madhe lëvizje në favor të mirëqenies së tyre,