Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë të diel parkun e ri në Shtëpinë e Pavarësi në Vlorë. Parku në fjalë, pritet të jetë nga më të mëdhenjtë në Shqipëri.
Aty është parashikuar të mblidhen afro një mijë pemë të llojeve të ndryshme, në mënyrë që të krijohet një hapësirë fantastike urbane.
Rama njofton se përbri saj, do të hapet kantieri i Portit të ri Turistik, që do të kthehet shpejt në një burim të rëndësishëm të ardhurash për qytetin dhe do të jetë një prej motorëve më të fuqishëm të ekonomisë kombëtare.
Postimi i Edi Ramës: Vlorë – Në kantierin e Parkut të Shtëpisë së Pavarësisë, ku do të mbillen afro 1000 pemë të llojeve të ndryshme dhe do të krijohet një hapësirë fantastike urbane, ndërkohë që për pak javë hapet kantieri i Portit Turistik bashkëngjitur, i cili do të bëhet një burim i rëndësishëm të ardhurash për qytetin që do të jetë një prej motorëve të fuqishëm të ekonomisë kombëtare.