Loading...

Pas skandalit me Hysenin, reagon sërish Alvisa: ‘Jam naive, prandaj ndodhem në këtë situatë’

Mbrëmja e djeshme e “Përputhen Prime” ka qenë e mbushur vetëm me skandalin e Hysenit dhe Alvisës.

Hyseni u bë pjesë e emisionit në një lidhje Skype dhe ka treguar se Alvisa është duke bërë një lojë sepse ata u lidhën sërish me njëri-tjetrin dhe u ndanë pasi ajo e kishte tradhëtuar me Bashkimin.

Situata u bë akoma më e tensionuar në momentin kur Alvisa tregoi se ishte dhunuar nga Hyseni. Kjo është arsyeja pse ajo vendosi të qëndronte në komunikim me të që të shmangte konflikte të tilla.

Në lidhje me të gjithë këtë histori Alvisa ka reaguar me anën e disa postimeve në rrjetet sociale ku ka treguar më me detaje se çfarë ka ndodhur në marrëdhënien e tyre pas ndarjes.

Ajo e ka nisur duke kërkuar falje për të gjithë situatën e shëmtuar që publiku pa gjatë emisionit.
Më tej ajo ka vijuar duke u shprehur se në asnjë moment nuk ka qënën në djeni se ishte regjistruar nga Hyseni. Sipas saj ajo ndodhet në këtë situatë sepse është treguar shumë naive.

“Arsyeja që unë ndodhem në këtë situatë është sepse jam treguar shumë naive. Unë në asnjë moment nuk e kam ditur që kam qënë duke u regjistruar apo incizuar. Është turp. Vërtet tup”, është shprehur Alvisa.

Më tej ajo është shprehur se ende nuk e ka dhënë versionin e saj.

“Ta dini që deri tani keni dëgjuar vetëm versionin e tij. Unë dje nuk mund të reagoj sepse kam qënë e shokuar dhe me 6-7 veta kundër meje. Por do e tregoj edhe une versionin tim“./CNA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com