Kryetari i Shoqatës së Transportit Urban, Dashnor Memaj, thotë se nëse nuk plotësohen kërkesat që shoqata ka adresuar në institucionet përkatëse, atëherë ata do të operojnë me më pak se 20% të flotës.
Në një intervistë në Ora News, Memaj u shpreh se transporti urban nuk mund të funksionojë, nëse ka vetëm humbje.
“Duke pasur hu mbje nuk jemi në gjendje që të operojmë. Nuk jemi në gjendje që të paguajmë naftën,lënda bazë e jona duke qenë se nafta kohët e fundit e kemi parë vetëm për tetorin ishte rritur diku tek 6 herë çmimi që është elementi fillestar i nisjes së kostove.
Mosvënia dorë e plotësimit të kushteve ekonomike, flota e autobusëve nuk do shkojë jo vetëm me 20% por do të shkojë edhe më pak se 20%”, u shpreh Dashnor Memaj, kryetar i Shoqatës së Transportit Urban.