Flamuri i Shqipërisë është dhu nuar në Serbi, në afërsi të selisë së ambasadës së Shqipërisë në Beograd. Kanë qenë një grup të rinjsh ata që kanë he qur flamurin kuqezi nga Ambasada e Shqipërisë në Serbi, pak ditë para vizitës së kryeministrit Edi Rama në këtë vend.
Vizita e Ramës në Beograd do të bëhet në kuadër të procesit të Ballkanit të Hapur, ku ishte parashikuar të mbahej një takim trepalësh mes tij, Vuçiç dhe Zaev. Dorëheqja e këtij të fundit vë në pikëpyetje mbajtjen e këtij takimi.
Rama dhe Vuçiç nga ana e tyre u takuan sot në Skoci, në kuadër të samitit të klimës që po mbahet në këtë vend, dhe kanë folur padyshim dhe për zhvillimet në rajonin e Ballkanit, pas zgjedhjeve të mbajtura në Kosovë dhe Maqedoni.