Loading...

Ndërtesa më e lartë në botë ndriçohet me ngjyrat e flamurit shqiptar

Ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa, është ndriçuar me ngjyrat e flamurit shqiptar në orët e mbrëmjes së 28 nëntorit.

Kjo ka ardhur në shenjë urimi në ditën e Pavarësisë së shpallur më 28 nëntor 1912 për Shqipërinë.

Ka qenë deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili ka shpërndarë këtë pamje në rrjetin social Facebook.

“Një pamje e bukur nga Dubai”

“Jemi një”, ka shkruar shkurt ai.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com