Loading...

Mediat zbulojnë detaje nga vr asja ma kabre e shqiptarit, kush ia kishte vënë syrin?

Kanë dalë detaje të reja nga ekz ekutimi i biznesmenit shqiptar në Greqi, Marjus Dhiamanti.
Ai u vr a mbrëmjen e së martës në Greqi, në një pikë karburanti.

Kushëriri i tij, Juxhin Bajrami që u pl agos punonte në karburantin që ishte në pronësi të gruas greke me të cilën ishte li dhur 37-vjeçari nga Delvina që mbeti i vd ekur.

“Protothema” shkruan se 37-vjeçari ishte vënë në shënjestër të ate ntatorëve, të cilëve dy shohej se u kishte më shumë se 200 mijë euro borxh. Autorët ishin prof esionistë. Gazeta shkruan se “pas vra sjes duket se fshihet ma fia shqiptare, e cila donte të mbyllte llogaritë e hapura me pl umba dhe gjithçka që ka të bëjë me tr afikun e ko kainës në Athinë dhe Mikonos”.

“Nga autoritetet shqiptare erdhi një informacion se 37-vjeçari ishte vënë në shënjestër të personave të panjohur, të cilëve dyshohet se u kishte më shumë se 200 mijë euro borxh” shkruan media greke.
Autorët kanë qenë profesionistë, pasi ata kanë lëvizur të qetë pa lënë hapësirë reagimi, ndërsa fakti që pas përfundimit të operacionit kanë djegur mjetin e vjedhur që përdornin tregon se kanë dashur të zhdukin çdo gjurmë për të mos lënë asnjë provë.

Autoritetet greke vazhdojnë hetimet për lidhjet që ka pasur me qarqet e kokainës dhe Mykonos. Në të kaluarën dhe konkretisht në vitin 2010, 37-vjeçari ishte akuzuar për vrasjen e një bashkatdhetari në Kypseli. Mirëpo ai kishte arritur të shpallet i pafajshëm me pretendimin se arma ishte përdorur nga një person tjetër në atë kohë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com