Ditën e sotme në ‘Sheshin Skënderbej’ është zhvilluar një marshim paqësor kundër dhu nës ndaj fëmijëve.
Në këtë marshim janë bashkuar qytetarë , figura politike, shoqëria civile. Gjithashtu pjesë e këtij marshimi ishte edhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.
Ndërsa foli për mediat, Nikolla theksoi se vrasja e 8-vjeçarit në Fier është një ngjarje e rë ndë e cila ka tr onditur mbarë shoqërinë.
Gjithashtu ajo u shpreh se rikthimi i dë nimit me vde kje nuk është vendim i duhur dhe se nuk duhet marrë në bazë të emocioneve të forta.
“Përfshirja ime është përfshirja e një nëne, e një qytetare e krye parlamentares për të adresuar këtë [pr oblem shumë të r ëndë. Secili prej nesh e përjeton dh imbjen h umbjen e një fëmijë, sikur të ishte hu mbja e fëmijës tim. Vetëm kështu mund të bëhemi bashkë për të parandaluar fenomene të tilla. Si institucion jemi në një moment të rëndësishëm. Parlamenti do të punojë, por do ta përdore këtë moment edhe për të pasur një proces sht erues nga pikëpamja ligjore. Ligjet duhen zbatuar, por duhet një ndërgjegjësim qytetar i komuniteteve, që të deno ncojnë dhu nën”, tha ajo.
E pyetur për nismën e familjarëve të 8-vjeçarit të vr arë, të cilët po mbledhin firma për të rikthyer dënimin me vdekje, Nikolla tha se kthimi pas në një vendim të tillë nuk është gjëja e duhur.
“Jam në dijeni, këta janë momente të forta emocionale, patjetër Shqipëria është pjesë e BE, dhe sinqerisht unë nuk mendoj që ky dë nim dhe kthimi pas në këtë vendim do të jetë gjëja e duhur.,. Ka shumë momentet të tjera, por janë vendimmarrje që nuk duhen marrë në emocione të forta”, tha më tej Nikolla, ndërsa shtoi se Parlamenti po adreson një ligj që lidhet me regjistrin e dhu nuesve.
Ndërkohë pas sheshit ‘Skënderbej’ marshimi i qytetarëve ka vijuar përgjatë bulevardit ‘Nënë Tereza’