Loading...

Kryeministri Rama përvesh mëngët dhe mbledh mbeturinat në Vlorë

Kryeministri Rama nuk i ndahet Dritan Lelit, përvesh mëngët dhe mbledh mbeturinat në Vlorë, vendi nga ku nis plani i veprimit për pastrimin rrënjësor të vendit.

Gjatë fjalës së tij kryeministri nuk la pa shigjetuar edhe kreun e kësaj Bashkie, Dritan Lelin, teksa theksoi se Vlora është modeli më i shëmtuar për abuzimin me mjedisin.

Teksa e quajti këtë vend të vogël, por që tërheq qindra mijëra turistë, Rama tha se Vlora mund të pastrohet edhe nga vetë kreu i Bashkisë, duke marrë me vete edhe pesë punonjës të tjerë, pa qenë nevoja që vetë kryeministri të shkojë atje me gjysmën e qeverisë.

“Vlora në fakt në vend që të ishte model, pasi siç është bërë model për transformimin, për pikat e tërheqjes së më shumë turistëve, për rritjen e aktiviteteve të biznesit të vogël, për mbledhjen e të ardhurave, rritjen e xhiros është paralelisht modeli më i shëmtuar për abuzimin me mjedisin dhe indiferencën lapidare të bashkisë që është e pakonceptueshme. Këtu nuk ka nevojë për ushtri dhe vullnetarë, apo që të vij unë e gjysmën e qeverisë, por mjafton kryetrari i bashkisë dhe 5 veta të tjerë me një qese në dorë çdo ditë dhe duke i thënë qytetarëve ‘mos na ktheni prapë këtu’, pylli i Sodës të bëhet një vend ku askush nuk hedh më asnjë plerë tjetër”, tha Rama.

Pas fjalës së tij, kryeministri Edi Rama ka përveshur mëngët dhe i është bashkuar nismës për pastrimin e territorit, që ka nisur nga pylli i Sodës në Vlorë, për të vijuar në të gjithë vendin.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Rama merr pjesë në të tilla iniciativa. Hera e fundit ishte në periudhën e verës, ku Rama u shfaq teksa mblidhte disa mbeturina në fushat sportive të ndërtuara në zonën e Lugomares në Vlorë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com